Rreth Nesh
Kush jemi ne?
Konaku Care 3A SH.P.K është një kompani me seli juridike dhe fizike në qytetin e Gjakovës, e cila që nga viti 2024 ju ofron klientëve të saj hapësirat për banim. Duke u fokusuar në bazën e dashurisë për të afërmin, vlera si ndershmëria, drejtësia, dhe mikpritja formojnë konceptin e punës së shtëpisë për të moshuar “Konaku Care”. Konaku Care, merret konkretisht me pjesën më të veqant të shoqërisë, atë të personave të moshuar, dhe personave që kanë nevojë për asistencë në të jetuar. Virtytet që kemi pasur gjdo herë si popull, na kan shtyrë që të ofrojmë më të mirën nga kompania jonë, që gjdo kush që kërkon ndihmën tonë ta ndjenjë respektin, dashurinë, dhe ta dojë jetën ashtu sikurse kur ishte plot motiv për jetë. Shtëpia e të moshuarve, ka hapësira të mjaftueshme për akomodim. Lokacioni i saj është në një pjesë shumë të dëshiruar të qytetit të Gjakovës, ku ne afërsi të saj gjendet Kisha Katolike. Zona karakterizohet me një qetësi, pamje shumë të bukur të bjeshkëve të Kosovës. Pranë saj gjendet edhe parku i Shkugëzes. Konaku Care synon të jetë një vend ku banorët tonë mund të gëzojnë një cilësi të lartë të jetës, të përfshirë në një komunitet mbështetës dhe kujdesës. Me një qasje të dedikuar dhe profesionale ndaj kujdesit, ne angazhohemi të ofrojmë një ambient të sigurt dhe të rehatshëm për të gjithë banorët tonë.